Platforma e menaxhimit të përmbajtjeve open-source WordPress lëshoi ditën e sotme versionin më të fundit 6.1 me emrin e koduar “Misha” për të zgjeruar eksperiencën e editimit përmes blloqeve prezantuar në fillim të vitit me WordPress 5.9 dhe WordPress 6.0.
Emërtuar pas pianistit Ruso-Norvegjes Mikhail “Misha” Alperin, WordPress 6.1 përmban disa përditësime në ndërtuesin e uebsajteve duke ofruar një temë standard me blloqe e cila ka 10 variacione stilesh dizajnuar nga anëtarët e komunitetit të WordPress.
Ky debutim përmban edhe disa funksionalitete të reja shkrimi ku përdoruesit mund të përzgjedhin pjesërisht disa paragrafë për ti edituar si një bllok më vete.
Me kontributin e mbi 800 njerëzve në mbarë botën, WordPress 6.1 është dizajnuar për tu siguruar se përdoruesit mund të aplikojnë pamje të ndryshme të një uebsajti me një temë të vetme.
I disponueshëm nga ky moment, WordPress 6.1 përmban edhe disa shembuj të rinj u përdoruesit mund të krijojnë nga Site Editor përfshirë dizajnë të veçuara për postimet dhe faqet.
WordPress ka përmirësuar edhe ndërfaqen e dokumenteve për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve të shohin dhe menaxhojnë me më lehtësi cilësimet e postimeve dhe faqeve. /PCWorld Albanian