“Me thikë në fyt më detyronte të pendohesha”, gruaja rrëfen dhunën e burrit xheloz: Më çonte nëpër kisha

min lexim

Një rast ektrem dhune mes një çifti në Korçë është zbuluar së fundmi nga “TCH”. Mësohet se një grua torturohej dhe detyrohej që përpara një kamere të pranonte tradhtitë dhe më pas t’i nënshtrohej procesit të pendesës. Bashkëshorti i gruas ushtronte dhunë fizike dhe emocionale ndaj saj aq sa ai e detyronte atë udhëtonte në Greqi për të kërkuar falje në kishë.

Ai më ka detyruar të shkruaja letra që i quante ‘Betime para Zotit’, në të cilat unë duhet të pranoja dhe të betohesha para tij se po rrëfehesha për meshkujt me të cilët ishte i bindur se e kisha tradhtuar. Megjithëse nuk ishte e vërtetë, rrëfehesha dhe kërkoja falje përpara thikës që më vendoste në fytyrë.

Kjo situatë e cila ka zgjatur për disa vjet e ka çuar gruan në gjendje të rëndë ankthi dhe frike për të jetuar, derisa u bind se po izolohej tërësisht për të shmangur çdo burrë te të cilët i shoqi bëhej menjëherë xheloz.

Ai më detyronte që këto betime përpara Zotit t’i lexoja në shtëpi , por më çonte t’i lexoja edhe nëpër kisha të ndryshme në Greqi.

Bashkëshorti pasi i pranonte “pendesën” për tradhti që gruaja nuk i kishte bërë e paralajmëronte se në rast se nuk firmoste betimet, familja e saj do mallkohej me zhdukje. Për të dëshmuar dhunën në familje, gjykata ka marrë në pyetje edhe djalin e çiftit i cili ka deklaruar se babai i tij kalonte në gjendje depresive tre deri në katër herë në vit dhe se bëhej xheloz për meshkuj të ndyrshëm të panjohur, për të cilën akuzonte të ëmën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vizat, korrupsioni, dialogu, Manastiri i Deçanit, Von Crammon jep detaje të raportit për Kosovën

Story i radhës

47 policë të lënduar është bilanci i protestave të sotme para Kuvendit

Të fundit nga