Me tarifimin e ri të drejt, ata që shpenzojnë më pak paguajnë më pak energji elektrike

min lexim

Në kushtet e rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, për mbrojtje nga rritja e çmimeve të larta , nga 1 korriku fillon reforma tarifore për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo do të thotë një lloj takse e drejtë, ata që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, në krahasim me ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shumë. Qëllimi është të inkurajohet përdorimi racional dhe efikas i energjisë elektrike. Tarifimi i ri i drejtë është rezultat i një debati të gjerë transparent dhe publik ekspertësh me palët e përfshira në sektorin e energjisë.

Për 98.8 për qind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet me 7.4 për qind. Nëse nuk do të vendoseshin blloqet, ky çmim do të ishte rritur me 17.74 për qind. Tarifa e lirë mbetet nga ora 22:00 deri në orën 07:00 ndërsa tarifat e bllokut vlejnë vetëm për energjinë e shtrenjtë. Sistemi i tarifave është drejtpërdrejt proporcional i dimensionuar në shfrytëzim të konsumatorëve.

Edhe në periudhën e kaluar mbështetja e Qeverisë ndaj EMV-së për të siguruar çmim prej 48 euro për megavat në orë për furnizim universal për 100% përmbushje e nevojave të amvisërive dhe konsumatorët e vegjël, mundësoi që çmimi i rrymës për amvisëritë të mos rritet për 145%, që do të thotë mbështetje për çdo amvisëri mesatarisht 3.500 denarë në muaj, ose 42.000 denarë në nivel vjetor.

Nëse EMV-ja do të siguronte 60% të energjisë elektrike ligjore, 40% të tjera në tregun e lirë, si dhe humbjet e kompanive të energjisë për të qenë në tregun e lirë, atëherë çmimi do të rritej me 153%. Por EMV-ja, për shkak të situatës të kompleksuar energjetike me të cilën përballet e gjithë Evropa, siguroi 100% energji elektrike për amvisëritë. E njëjta është subvencionuar dhe e dedikuar për qytetarët me qëllim të mbrojtjes së standardit. Politika shtetërore është vendosur të kujdeset për qytetarët, jo për përfitime në kohë të krizës energjitike. Në vend që të shesë këtë tepricën e energjisë elektrike dhe të ketë fitim, EMV-ja do të fokusohet te amvisëritë. Të gjitha kapacitetet energjetike janë të angazhuara maksimalisht. Qeveria dhe institucionet në kuadër të krizës globale energjetike theksojnë nevojën për shfrytëzim racional të energjisë elektrike dhe kursime. Masat e Qeverisë për qytetarët në kushtet e krizës më të madhe vazhdojnë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sa di ta lexosh mendjen e partnerit?

Story i radhës

“Mbase sot lajmi i mirë”, Rama bisedon me presidentin bullgar, pastaj bashkë me Osmanin shkojnë te Macron dhe Scholz

Të fundit nga