Më shumë se njëmijë e 700 banorë u larguan nga zonat e pushtuara të Kharkivit

1 minut lexim

Më shumë se njëmijë e 700 njerëz arritën të largohen nga territoret e pushtuara nga Rusia, të rajonit të Kharkiv, tha kreu i një prej fshatrave të rajonit, sipas Interfax.

“Me ndihmën e administratave ushtarake rajonale dhe të qarkut, organet e qeverisjes vendore dhe vullnetarët arritën të ndihmojnë njerëzit.

Ata arritën në mënyrë të pavarur në fshatin Pechenihy dhe kaluan digën hidroelektrike në këmbë”, tha Alexander Gusarov.

“Për njerëzit që u arratisën nga ferri i okupimit në territorin e kontrolluar nga Ukraina, është ofruar mbështetja e parë e nevojshme”, shtoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 14 qershor 2022

Story i radhës

Zelensky premton se do ta “çlirojë” territorin e marrë nga rusët

Të fundit nga