Më shumë se 2.9 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina në Poloni

April 24, 2022
1 minut lexim

Më shumë se 2.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, tha të dielën Roja Kufitare Polake. Numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit dhe numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Të shtunën, më shumë njerëz hynë në Ukrainë nga Polonia (21,100) sesa anasjelltas (15,100), shkroi agjencia në Twitter.

Në total, 847,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë nga Polonia që nga fillimi i luftës.

Në kulmin e krizës së refugjatëve, më 6 mars, 142,300 njerëz u larguan nga Ukraina në Poloni. Para luftës, numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni ishte 16,800.

Disa nga refugjatët tashmë janë larguar nga Polonia. Studiuesi i migracionit në Universitetin e Varshavës, prof. Maciej Duszczyk vlerëson se mbeten rreth 1.3-1.4 milionë.

Më shumë se 900,000 ukrainas kanë aplikuar për një numër identiteti kombëtar polak.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gruaja futet në parket, sigurimi e kap e ngreh…Kjo po e çmend botën

Story i radhës

Osmani nesër për vizitë pune në Berlin

Të fundit nga

ShkoLartë