Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Gjurishtë dhe Strumicë, 43 litra në metër katror, ndërsa më së paku në Pretor, Topolçan, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, një litër për njësi sipërfaqe.
Sipas DPHM, deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm janë matur 34 litra mbetje e ujit në Tetovë, 22 litra në Prilep dhe Pozharanë, 17 në Petrovec të Shkupit, 14 në Kodrën e Diellit, 13 në Kriva Pallankë dhe Lazaropole, 10 në Shkup Zajçev Rid dhe Dibër, 8 në Berovë dhe Mavrovë, 5 në Shtip, 4 në Manastir dhe Vinicë, si dhe 2 litra në Ohër, Krushevë dhe Dojran.
Mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të vendit është me diell, ndërsa përgjatë Povardarit ka vranësira dukshëm të ulëta ose mjegull. Moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira afatshkurtra.Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 31 gradë, indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup sot paradite mot me vranësira të konsiderueshme, ndërsa gjatë paradites, siç informojnë nga DPHM, vranësitë do të zvogëlohen.Pasdite në pjesët më të larta periferike të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.