Një ndër tifozet më të zjarrta të skuadrës së Barit është duke u hetuar nga policia për ekspozimin e trupit të saj në stadium. E njohur si “Coyote Cutee”, në njërën nga fotot ajo shihet e veshur me një bluzë të kuqe dhe të brendshme të bardha, ndërsa mban një shall në pjesën e sipërme.
Ndërsa në një foto tjetër flokëkuqja pozon në shkallët e stadiumit me shallin lart dhe pantallonat të ulura.
Pas spekulimeve të shumta 22-vjeçarja ka deklaruar se është e lirë dhe mund ta ekspozojë trupin e saj ashtu si të dojë.
“Si grua, ndihem e lirë të tregoj trupin tim kur të dua dhe si të dua. Është zgjedhja ime.
Unë krijoj përmbajtje për OnlyFans dhe më pas e shes. Unë bëj gjithçka vetë. Nuk e konsideroj veten një yll porno”, ka thënë ajo.
Nëse shpallet fajtore, modelja mund të gjobitet me mijëra euro. Fansat e saj duhet të paguajnë rreth 25 euro në muaj për t’u abonuar në faqen e saj në OnlyFans dhe parashikohet që llogaria e saj t’i sjellë asaj nga 4000, deri në 4500 euro çdo muaj.
Ajo ulet në “Curva Nord” në ditët e ndeshjeve të Barit dhe shpreson që të mund të mbajë abonenë e saj të sezonit, pavarësisht se mund të përballet me telashe nëse përsërit sjellje të tilla.