Me politikanë të nivelit të tillë z. Albin Kurti gjatë ka për ta qeverisur vendin

March 9, 2022
1 minut lexim

Z. Ramush Haradinaj dhe disa si ky e kritikojnë Kryeministrin Kurti për shumëçka.

-Për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

– Për ngritjen e çmimit të naftës ,

-për shtrenjtimin enorm për të gjithë artikujt e konsumit të përditshëm,

-për asociacionin të cilin siç dihet Kurti e kishte kundërshtuar me energji maksimale si të dëmshëm për Kosovën kur ishte në opozitë.

Ajo që tani e kanë kuptuar të gjithë qytetarët e Kosovës është se Kryeministrin aktual të Kosovës po e kritikojnë dhe sulmojnë të gjithë ata politikanë, ish Kryeministra, zëvendës kryeministra, ministra etj funksionar shtetëror të dikurshëm të cilët janë larg më të pasur se z. Kryeministri Kurti.

Me të drejtë mund të parashtrohet pyetja: Si mund të ballafaqohet z. Kurti , me ata të cilët as vetë nuk e dinë sa pasuri, shtëpi banimi, Villa, banesa dhe sipërfaqe toke kanë pas luftës.

Z. Kurti , është njëri ndër Kryeministrat më të varfër të Kosovës së pa luftës dhe qëllimi i tij në politikë në dallim nga politikanët tjerë nuk është të pasurohet vetë, por ta zhvillojë Kosovën dhe ta përmirësojë jetën e qytetarëve, të sulmohet dhe kritikohet një udhëheqës i tillë dukët të jetë një akt tendencioz dhe katërcipërisht i padrejtë .

Situatën e bëjnë edhe më tragjikomike ata të cilët vetë janë politikanët më të pasur në Kosovë dhe kanë nivelin më të ultë të shkollimit dhe dijës dhe i japin leksione z. Kurti, se si duhej të diskutojë në Parlament dhe mbi cilat parime dhe metoda duhet ta zhvillojë Kosovën.

Unë gjykoj se me politikanë të nivelit të tillë, z. Albin Kurti, gjatë ka për ta qeverisur vendin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraine Deputy Minister Praises Crypto Efficiency; Donations Spent on Military Necessities

Story i radhës

Ukraina paralajmëron rrezikun për rrezatim pas ndërprerjes së energjisë në termocentralin e Çernobilit

Të fundit nga

ShkoLartë