Me pasaporta ruse dhe ukrainase, arrestohen 3 sulmuesit në depon e armëve në Gramsh

min lexim

Tre persona me pasaporta ruse dhe ukrainase janë kapur nga organet e rendit në Shqipëri pasi kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë të cilët po ruanin depon e armëve në Gramsh.

Lajmin e ka konfirmuar drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, i cili bëri me dije për se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.

Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar shtetësinë e sulmuesve.

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Siç raporton ABC News, tre shtetasit e huaj të cilët dyshohet se janë agjentë kanë tentuar që të futen fshehurazi në depon e armëve, derisa ka vijuar përplasja fizike me ushtarët që po ruanin objektin.

Pas përplasjes, një prej tre personave ka sulmuar ushtarët shqiptarë me sprej, e madje siç raporton Top Chanel edhe me elemente acidike.

Dy ushtarët e lënduar tashmë janë duke u trajtuar në spitalin e Traumas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këtu mund ta shikoni meçin e madh Joshua – Usyk

Story i radhës

Marseille rikthehet te fitorja, triumfon në shtëpi ndaj Nantes

Të fundit nga