Ende Kosova po vuan plagët e luftës, padrejtësi që e shoqëruan atë edhe pas çlirimit, ironikisht nga ata që mëtojnë se ishin në krye të rezitencës së armatosur.
Ndër rastet më të bujshme, dhe që ka dëmtuar shume buxhetin e shtetit është ai i veteranëve. Buxheti i saj është keqpërdorur në emër të patriotizmit, është keqpërdorur me të madhe paraja publike.
Në këtë kuptim, duhet theksuar se afro 60 mijë veteranë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull dhe nga buxheti i shtetit të Kosovës, ani pse shpenzime marramendëse ka për pagat e tyre.
Për këtë rast skaldaloz, po zhvilloeht beteja ligjore me në krye ata që ishin në krye të këtij komisioni, e të cilët po shihet qartë se nuk e kanë kryer punës siç duhet.
Fillimisht, prokuroria kishte bërë kërkesë për pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve, këtë kërkesë e kishte refuzuar Gjykata Themelore e Prishtinës. Pastaj Gjykata e Apelit, para pak muajsh mori vendim duke e kthyer në rigjykim rastin “Veteranët”, ku akuzohen Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Jo vetëm kaq, por njëri ndër kryesorët në këtë proces, Agim Çeku ka thënë se është i habitur nga vendimi i Gjykatës së Apelit.
“Jam i befasuar shumë me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, nuk e kemi pritë asnjëri, pasi gjykimi ka qenë i gjatë, thelbësor, i argumentuar, vendimi ka qenë i bazuar në fakte, dhe nuk e di pse e ka marrë këtë vendim Gjykata”.
Habitëse nuk është vendimi i Gjykatës, habitëse është se si u bënë 60 mijë veteranë, a s’po të vejn marre Agim Çeku a. Po të kishte drejtësi, sot do të ishte në burg Agim Çeku dhe të gjithë ata që e kan qçuar numrin në shifra rekorde, ka pasur edhe nga ata që më vonë u penduan dhe treguan se nuk ishin veteranë të vërtetë.
Me paturpësi del Çeku dhe shpreh habinë pse gjykata nuk e ka lënë vendimin në fuqi, me të cilën përmbyllet ky proces dhe Çeku shpallet i pafajshëm.
Veç mos me pas sy në ballë, se s’mund të quhet dikush i pafajshëm në një proces të dëshmuar jo të ndershëm dhe jo të drejtë.
Agim Çeku me punën e tij jo të ndershme, ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me miliona euro, vetëm për 6 muajt e parë të çdo viti, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit.
Turpi u përket atyre që në kanë përfituar në mënryë të pandershme, akoma më shumë turpi për ata që u kanë mundësuar të futën në listën e veteranëvë atyre që nuk janë të tillë.