Më pak bebe në Fier/ Gjinekologët: Rënie drastike e lindjeve

Lindjet në rrethin e Fierit po vijnë duke u pakësuar. Mjekët gjinekologë thonë se në vitet ’90 kanë patur deri në 6000 lindje në vit, ndërsa sot ato kanë rënë në 1000 lindje.

 “Vetëm në këtë periudhë të këtij viti janë regjistruar 735 lindje. Çdo muaj lindin afërsisht 80 foshnja nga 400 -500 që lindnin më parë. Popullsia me këto ritme po shkon drejt tkurrjes dhe plakjes në Fier e Mallakastër”, tha Besnik Brahimaj, mjek obstetër-gjinekolog.

Sipas mjekut obsteter në maternitetin Fier dhe “President i Urdhrit të Mjekut” për Qarkun Fier, Besnik Brahimaj, reduktimi i numrit të lindjeve thellohet në çdo vit duke pasur si shkak emigracionin e të rinjve aktivë për punë dhe riprodhim.

“Një arsye tjetër e rënies së numrit të lindjeve, është edhe transferimi i lindjeve në Tiranë, pasi gratë preferojnë të lindin në spitale me kushte të mira”, shtoi mjeku.

Mjeku Brahimaj shpreson se rikonstruksioni i maternitetit të Fierit i premtuar nga qeveria do të ndihmojë në rritjen e numrit të lindjeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermani, sulmohet një nxënëse në shkollë për shkak të gjerdanit me mbishkrimin “Allah”

Story i radhës

Bëhet zbulimi i shtatores së Adem Demaçit në Podujevë

Të fundit nga