Me një kusht…

min lexim

Komisionit i Sportit në Nevada i dha “OK” krijimit të Ligës së Shpullës (Power Slap League), një turne që do të drejtohet nga Dana White, presidenti i UFC-së. Një Ligë që pritet të nisë në janar edhe pse dyshimet për këtë event janë të shumta.

Janë krijuar mjaft dokumente për të siguruar jetën e sportistëve, që duhet të qëndrojë të pambrojtur në momentin që dikush i godet me shpullë në kokë. Gjithsesi, Komisioni i Sportit në Nevada e dha miratimin e tij për krijimin e kësaj Lige.

“Kryesore është që askush të mos vdesë nga goditjet e forta që do të jepen me pëllëmbë. E rëndësishme është shëndeti i sportistëve. Komisioni analizoi gjatë gjithçka dhe mori një vendim të drejtë, për një event që pritet të jetë spektakolar”, u shpreh Dana White, presidenti i UFC-së, por që nga janari do të ketë në patronazh edhe “Power Slap League”.

Ky event është përndjekur nga mjaft kritika, pasi ka nga ata që mendojnë se goditja me shpullë në fytyrë mund të sjellë dëmtime në tru apo vesh. Ndaj dhe Dana White i është dashur të punojë shumë për të marë liçensën.

Gjatë viteve të fundit, vetëm një person ka humbur jetën në evente të tilla amatore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Irani thotë se 40 të huaj janë arrestuar mes protestave

Story i radhës

​Prodhimi nga termocentralet ishte 460.04 GWh në muajin shtator

Të fundit nga