Më në fund komuna e Dragashit me një drejtoresh komunale

February 9, 2022
1 minut lexim

Jetës nuk i dihet kurrë se çfarë të sjell, sepse ndonjëherë merr edhe drejtime të pa pritura, të cilat edhe nuk mund të paramendohen. Por gjithsesi gjithkush duhet të tentojë të niset në këtë rrugë duke e hedhur hapin e parë.

Këtë hap e hodhi kryetari i Komunës së Dragashit Bexhet Xheladini, i cili theu tabutë shekullore patriarkale, duke emëruar për herë të parë një femër me një post qeverisës, ngase ai sot, emërojë Liridona Pirën drejtoreshë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndërsa, asamblistja Pajtesa Berisha kalojë nga VV-ja në LDK, kështu Asambleja Komunale e Dragashit u bë funksionale ngase LDK-ja i bëri 14 vota (shumicën) kundrejt opozitës me 13 vota. Me sigurimin numrave, Asambleja Komunale zgjodhi edhe nënkryetari e dytë të komunitetit goran, Fejsal Haliloviç nga JGP (Jedinstven Goranska Partia), për të votuan: 14 asamblist për, 3 kundër dhe 10 abstenime.

Por si duket kryesuesi i Asamblesë Komunale në Dragash Uran Halimi (VV) u kërcënua me shkarkim, kjo nënkuptohet nga një status në llogarinë e tij në facebook, duke iu drejtuar partisë në pozitë LDK-së, “Se ju edhe mund të më kërcënoni me shkarkim, e edhe të më shkarkoni, por fare nuk më trembni”.

Për të vazhduar se: “Mund të na tradhtoni (siç edhe e bëtë), ama ne nuk tradhtojmë sepse ne jemi Vetëvendosje”, duke iu referuar prishjes se marrëveshjes që kishin bërë para balotazhit për kryetar komune mes LDK-së dhe VV-së, që sipas VV nuk u respektua neni 8 i kësaj marrëveshje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Oj Kosovë nëse betohesh në Amerikë, shikoje Amerikën ajo nuk e dëshiron hajninë

Story i radhës

Në zonat e ulëta kthjellime dhe në veri borë, si do të jetë moti sot

Të fundit nga

ShkoLartë