Oj Kosovë nëse betohesh në Amerikë, shikoje Amerikën ajo nuk e dëshiron hajninë

Po e them troq – përmes rrjetit elektronik, vazhdimisht jam në kontakt me DASH-in. Çdo të shtunde më vjen raportimi javor I aktiviteteve të DASH-it, në se ua shtroi nji pyetje, më vjen përgjegja.

Tani, po mendoi tua shtroi pyetjen edhe rreth Listes së zezë. Lista e zezë nuk diskutohet publikisht. Ajo formohet në baza të hetimeve, të cilat I përfill agjencioni hetimor professional, I cili shtrihet gjithandej botes. Por, sygjerimet mund të shtrohen.

Kjo çka po ndodhë në Kosovë, po mendoj se të gjitha shtresat politike, që nga shpallja e shtetit, përfshir edhe tegjith deputetet, të vehen në Listen e zezë, nga se fjala është për hajni, në dëm të popullit, ndërsa hajnija është krim. Lajmi më I ri, të cilin, sëpaku unë, për here të par e degjova, është se si e sa deputetët inkasoin për shpenzime të rruges – 30 km 10 eura, 60 km – 20 eura……!!!!

Do e prezentoi sadopak Ameriken

Oficialisht, numri I populates në SHBA është rreth 330 milion. Për dallim nga Kosova, dhe shum shtete tjera, në këtë shtet funkcionoin vetem DY PARTI, dy sybjekte politike.

Kongresin amerikan e përbëjnë 435 antar, të cilet zgjedhen nga te gjitha shtetet e SHBA, në proporcion me numrin e banorve. Antarët e kongresit zgjedhen në Qarqe (County) të shtetit.

Në Senat, çdo shtet, zgjedhë nga dy antar – dy senator.

Qyshë në kohen active të pavdekëshmit Ibrahim Rugoves, për here të pare, e kontaktova dhe u bërëm shok, ish kongresistin Chris Shays dhe, u bërem shok të ngushtë. Falë tij e njoftova dhe shoqrohesha edhe me ish Senatorin Liberman. Vazhdimisht bisedat zhvilloheshin rreth shtetit, madje, fal profesionit tim edhe rreth drejtësisë.

Fundja, shoqërohem me senatorin actual të shtetit tim, I cili më par ishte kongresist. Është jurist dhe, shum lehtë mirremi vesh. Tani, e kontaktoi edhe kongresisten e qarkut tim.

Çka po pretendoi të prezentoi

Senatori e ka nji zyre në Washington dhe nji në kryeqendren e shtetit – Hartford. Zonja kongresiste, gjithashtu e ka zyren në Washington dhe sëpaku, në tri qytete të Qarkut nga I cili është zgjedhë.

Këto fakte flasin se, edhe Senatori edhe Kongresistja levizin në relacionin shteti amë – Washington në mënyrë permanente. Me senatorin shoqërohem, por më pak gjatë kësaj epidemije. Para më se nji viti, biseduam gjër e gjatë. Tema ishin bojkotimet në Parlamentin e Kosoves dhe meditjet e deputetëve.

Senatori është edhe antar I Këshillit për punë të jashtme të Senatit, madje, në të kaluaren, dy here ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sëpari

Deri sa unë turprohesha, senatori u shpreh se nuk e kupton bojkotimin. Senati apo Kongresi janë vende ku tubohen përfaqsuesit e popullit, pavarësisht përkatësis së subjektit politik. Aty është vend I kembimit

të mendimeve, vend I marrjeve të vendimeve në interest ë popullit dhe vetem të popullit. Nji gjë e tillë – bojkotimi, nuk ndodhë në SHBA.

E dyta – meditja

Ishte befasi. Nuk e kuptoi senatori se çka është meditja. Mua dhe çdo senator tjeter, e ka zgjedhë populli. Udhtimi I im në relacionin Washington – shteti amë, është punë e imja, me qenë në kontakt me qytetar, me marrë pjesë në punen e senatit. Nuk egziston, përveq rroges mujore, kurrëfar inkasimi apo kompenzimi tjeter. Të njejten gjë ma tha edhe zonja Hayes, kongresiste.

Sa për ilustrim, edhe djali I im punon për nji kompani. Nji here në javë I duhet të shkon në nji takim pune dhe udhton më shum se 100 mila apo 160 km. por nuk I paguhet as meditje as shpenzime te rruges.

Tani

Oj Kosovë, o ju deputet, o ju politikaj të tjerë, a okupohi fare me shtetin, a e kuptoni shtetin I cili I përket popullit dhe vetem popullit. A ju shkon mendja se jeni rrogtar të popullit. Te gjitha shpenzimet e juaja I paguan populli I shkret. A mendoni fare se jeni shtresa më e pasur?!!

Nuk pretendoi dhe nuk është e mundur të bëhet donji krahasim Kosovë-Amerikë. Por, mos harroni se çfar rroga mujore inkasoni. Krahasoni me lartësin e të ardhurat minimale apo mesatare në Kosovë. A nuk është turp që për pjesmarrje në nji seancë të parlamentit, të donji komisioni apo ku me dit çka, me e inkasuar edhe meditjen!!! Për distancen 30 km 10 eura, 60 km 20…..!!! Me 20 eura karburant, këtu në SHBA I kaloi 300 mila apo 500 km rrugë.

Nuk do më le dreqi rehat dhe, për këtë çështje do e kontaktoi edhe DASH-in pa predentim që t’ia këthen Kosoves me të keqe por, vetëm që shtresa politike e Kosoves, duhet të kupton interesin e popullit dhe ti evitoin intereset personale në dëm të popullit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti: Më i ngrohtë

Story i radhës

Më në fund komuna e Dragashit me një drejtoresh komunale

Të fundit nga