me monedha e shufra floriri ne porsche arrestohet 30 vjecari ne fier 6aabd42fefb85

​Me monedha e shufra floriri në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Fier

September 17, 2026
1 minut lexim

Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier pasi në automjetin e tij janë gjetur lingota (pllaka) e monedha floriri dhe para të gatshme.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se ai u kap gjatë operacionit të koduar “Gold” që u zhvillua gjatë kontrolleve ndaj automjeteve luksoze.

“Porsche Cayenne”, e drejtuar nga i dyshuari me inicialet A.B., me banim ne Roskovec, ndalua fillimisht për verifikim.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 9 monedha dhe 4 lingota (pllaka) floriri. Po ashtu, u sekuestruan 4 mijë euro dhe 93 mijë lekë (rreth 1 mijë e 14 euro).

Sipas njoftimit, 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që dëshmonte origjinën e sendeve me vlerë dhe parave.

Kontrollet vazhduan edhe në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

I dyshuari është arrestuar për pastrim të produkteve të veprës penale, transportim të mallrave kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Policia ka sekuestruar sendet e gjetura dhe automjetin “Porsche Cayenne” ndërsa ka konfirmuar se materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. U bë më dije se “pritet edhe nisja e hetimit pasuror për dokumentimin e burimit të arit dhe parave”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denimi i krereve hamza do te takohem me lideret e partive politike 6aabd3d64ffbd
Lajmi i mëparshëm

Dënimi i krerëve, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

zarf me plumb dhe leter kercenuese per ministrin e arsimit ne itali meloni dhe qeveria ne solidaritet 6aabd49615b05
Lajmi i radhës

Zarf me plumb dhe letër kërcënuese për ministrin e Arsimit në Itali, Meloni dhe qeveria në solidaritet

Të fundit nga

ShkoLartë