Opozita e tanishme e Kosovës, ka të drejtë të kritikoj qeverinë Kurti, por nuk ka të drejtë që faktet ti shtrembëroj dhe ti ndërtojë sipas dëshirës dhe ëndjeve të saj, e cila kritikat i ka të natyrave ironike dhe jo të sakta, që po ia drejton qeverisë në nivelin e kronikave dhe të natyrave epike, që nuk mishërohen në favor të qytetarëve dhe vendit, por e kryejnë një funksion krejtë tjetër të improvizuar dhe si konstruke artificiale për të nënvlerësuar të arriturat e kësaj qeverie dhe për të shembur thëmelet e saj.
Kjo opozitë e quan qeverinë Kurti, të pa aftë dhe të pa suksesëshme, por edhe jo kompetente për të kryer rrolin e saj, duke e quajtur ekzekutivin e saj si të dështuar, e cila nuk u ka afruar qytetarëve të saj një përspektivë, apo mirëqenje dhe zhvillim, dhe ka probleme me energjinë, me ngritjen e çmimeve, që nuk mund t’a përballojnë qytetarët, që do të thotë se, më shumë ka prodhuar kriza, që i ka prekur të gjitha shtresat e këtij vendi, janë këto kritikat e opozitës.
Deputetët e PDK-së, sipas tyre, qeveria Kurti, nuk ka bërë asnjë punë pozitive, duke hyrë në historinë e qeverisjeve më të dobëta në Kosovë, e cila nuk është e aftë dhe kopetente të kryej detyrat e veta qeveritare, dhe nuk kanë vizion qeverisës dhe pretendime për një program më të mirë, që do të ndryshonte krizën që e ka kapluar vendin.
Ndërsa, deputetët e AAK-së, janë edhe më të rrufeshëm me kritikat e tyre, që ia adresojnë qeverisë Kurti, me ç’rast kjo qeveri, sipas tyre, nuk e ka arritur asnjë vendim pozitiv dhe në favor të qytetarëve të këtij vendi, dhe kjo qeveri ka shkaktuar një situatë kritike dhe krize në veri të vendit, e cila në çdo rrethanë është largë premtimeve që ka premtuar qytetarëve të vet, në një mënyrë është një qeveri «mashtruese» dhe jo zbatuese e premtimeve të saj.
Opozita nga radhët e LDK-së, janë pak më të përmbajtur, jo ndaj kritikave, por ndaj fakteve, sepse ska dyshim se, duke e parë rrolin e ish-udhëheqësit të saj, Isa Mustafa, që nuk mund të mirret si një shembëll i mirë dhe do të ishte pasardhës i largët i presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, por si një rrënues i LDK-së, e cila tani këto ditë e feston 33 vjetorin e themelimit të saj, dhe në një intervistë të fundit, Isa Mustafa, përveq kritikave që ia adresoi qeverisë Kurti, ndër të tjera thotë, Vetëvendosje është virusi që LDK, po lëngon akoma prej saj!!!.
Ndërkaq, është e drejtë kritika që bazohet në fakte e argumente, jo vetëm për qeverinë Kurti, por për të gjitha qeveritë e deritanishme në Kosovë, mirëpo shprehja e opozitës përmes natyrave specifike dhe narrativave, që kanë për qëllim për të thënë vetëm zërin e ndjenjave e dëshirave të tyre, pa ndonjë rrol në favor të konstruktivitetit, ato abstrakohen dhe bien në vullgarizëm e banalizëm, dhe në cungim të përmbajtjes, sepse brendinë e kanë jo funksionale dhe jo efektive me një bagazh realisht të zhveshur nga realiteti.
Nuk do të ishte as rrugë e drejtë për t’a ngritur në një shkallë më të lartë intensitetin dhe aktivitetin e qeverisë Kurti, nëse nuk është tendencë e saj për të krijuar përshtypje të mira nga shumica e qytetarëve të vendit, dhe e cila nuk disponon vullnet e guxim për ta ruajtur dhe për ta mbajtur në dorë «shqiponjën» e saj, që ti japë fluturim pikërisht në ato momente të duhura, ndoshta edhe më spontan, kur çasti i fluturimit do të ishte më i natyrshëm dhe efektiv.
Dhe opozita do ta kritikonte pozitën dhe qeverinë Kurti, me plot të drejtë, nëse kjo opozitë do ti merrte përgjegjësitë që i takojnë, për deri sa timonin e qeverisjeve të kaluara për 20-të, vjet e më shumë e kishte në duart e veta, dhe kjo qeveri e tanishme e Albin Kurtit, do mirret me pasojat e saj, duke ia hequr «llumin» në çdo mes dhe në çdo qoshe të Institucioneve të vendit, të mbuluar nga korrupsioni dhe nepotizmi.
Poashtu edhe dialogu me Serbinë, do të ishte një sfidë e vështirë për Kosovën dhe qeverinë e saj, që përveq se po i merr shumë kohë qeverisë së këtij vendi, por edhe marrëveshjet e më hershme të qeverive të kaluara me Serbinë, në krye me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinaj, po ndikojnë si marrëveshje të dëmshme dhe në favor të Serbisë, dhe si rrjedhojë e tyre, pasojat po i paguajnë qytetarët e këtij vendi dhe vetë shteti i Kosovës.
Është e pa drejtë, nëse thëmi se qeveria Kurti, nuk ka punuar dhe kontribuar asgjë deri më tani, kur janë shumë sfida nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon ky vend. Në kohën e kësaj qeverie ndodhi edhe «pandemia» e cila e demoloi dhe e kaploi gjithë botën, ndër të tjera edhe vendin tonë Kosovën, me ç’rast edhe përmes shumë vendeve mike, kjo qeveri arriti të vaksionojë qytetarët e vet dhe të kalojë pa pasoja të mëdha në krahasim me vendet edhe më të zhvilluara.
Ndër të tjera, lufta që po zhvillohet nga forcat fashiste të Putinit, ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, që do të ishte edhe kjo një sfidë globale, që ndikoj edhe në vendin tonë me rritjen e inlfacionit dhe koston e çmimëve, por qeveria Kurti, në një mënyrë i kaloi këto kriza përmes pakove të ringjalljeve ekonomike, të cilat ndikuan pozitivisht te shtresat e varfëra në këtë vend.