Me kaq autobus udhëtojnë Intelektualët drejt Prishtinës

1 minut lexim

Skuadra e Dritës do të luajë të enjten ndeshjen kthyese ndaj Antwerp në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Ndeshja e parë e fazës së dytë të kualifikimeve për Conference League e zhvilluar në Belgjikë përfundoi me rezultatin e barabartë 0:0.

Gjasat e skuadrës së Dritës për të kaluar tutje janë mjaft të mëdha, andaj interesimi nga tifo-grupi “Intelektualët” është jashtëzakonisht i madh.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se “Intelektualët” do të udhëtojnë në Prishtinë me 10 autobusë në mënyrë të organizuar, teksa dhjetëra qytetarë të tjerë nga Gjilani do i bashkohen tifo-grupit në stadium.

Biletat për këtë ndeshje dalin në shitje sot në qytetin e Gjilanit nga ora 12:00.

Kujtojmë se tifo-grupi “Intelektualët” do vendosen në sektorin e veriut në stadium për takimin Drita-Antwerp.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moderatorja e njohur shqiptare merr ofertën e papritur nga platforma për të rritur, përgjigjja e saj i lë të gjithë pa fjalë

Story i radhës

Chisora: Jam gati të dueloj

Të fundit nga