Policia e Matit njofton se ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Elbasani i cili kërcënonte bashkëmoshatarin e tij se do t’i publikonte video personale në rrjetet sociale nëse nuk i jepte lekët e kërkuara.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Dyshohet se më datë 04.08.2022, ky shtetas, me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale.