“Me fat që u gjetën dhe mbështesin njëri-tjetrin’- Çifti më i vjetër i të sapomartuarve në botë hyn në librin e rekordeve Guinness!

December 17, 2024
1 minut lexim

Marjorie Fiterman dhe Bernie Littman gjetën dashurinë në shtëpinë e të moshuarve në Filadelfia, pas humbjes së bashkëshortëve të tyre.

Dhe pas lidhjes që kishte nisur nëntë vite më parë, ata u bënë çifti më i vjetër i porsamartuar në botë.

Ata u shpallën çifti më i moshuar i sapomartuar në botë, sipas Guinness World Records.

Me 102 dhe 100 vjet, historia e tyre fillon që nga koha e universitetit në Pensilvani. Ajo studioi për mësuesi, ndërsa ai për inxhinieri, dhe rrugët e tyre nuk u kryqëzuan derisa të dy përfunduan në të njëjtin azil, vetëm disa metra larg njëri-tjetrit, pasi secili kishte kaluar mbi 60 vite i martuar.

Një festë me kostume ishte momenti i parë që i afroi. Takimet filluan në vakte dhe aktivitete, dhe lidhja e tyre u forcua veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19, kur ata u mbështetën te njëri-tjetri.

Mbesa e Littman, Sarah Sicherman, thotë se ata janë “me fat që u gjetën dhe mbështesin njëri-tjetrin.” Në maj, ata vendosën të martoheshin, duke thyer paragjykimet se mosha ishte pengesë për një hap të tillë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rushit Sadiku, këshilltar i LSDM-së në komunën e Çashkës, i bashkohet Lëvizjes Demokratike

Story i radhës

Pa vizë për vete, premton për ne/ Avokati: Deklarata e Berishës është tallje dhe hipokrizi, që kalon çdo lloj limiti

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë