Skuadrat ruse të pamëshirshme të vdekjes masakruan civilë dhe madje ndaluan shpëtimtarët të shpëtonin viktimat që bërtisnin ndërsa asgjësonin një qytet afër Kievit, shkruan media britanike The Sun, transmeton “Bota sot”.
Borodyanka është shndërruar në pak më shumë se një shkretëtirë mes frikës se numri i të vdekurve mund të jetë “më keq se në Bucha” pas sulmeve të tmerrshme ajrore ruse që varrosën civilë nën male të pafundme rrënojash.
Qyteti i vogël në veri-perëndim të kryeqytetit ishte një nga zonat e para që u shkatërrua pasi Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt.
Banorja e Borodyankav Nina, 74 vjeç, shpërthen në lot teksa kalon pranë ndërtesave që u shkatërruan nga bombardimet ruse
Avionët rusë bombarduan qytetin, duke lëshuar bomba nga lart ndërsa disa blloqe apartamentesh u shkatërruan – duke varrosur dhjetëra njerëz që ishin strehuar brenda.
Më shumë se 200 njerëz dyshohet se kanë vdekur pas sulmeve mizore të bombardimeve sipas kryebashkiakut në detyrë Gerogii Yerko, pasi fotografitë tronditëse tregojnë banorët e shqetësuar duke qarë teksa po kalonin nëpër rrënoja.
Pamjet trishtuese me dron zbulojnë nivelin absolut të shkatërrimit të qytetit me rrugë të mbushura me grumbuj mbeturinash të mbetjeve të blloqeve të apartamenteve të djegura, ku dikur jetonin njerëzit.
Banorja e Borodyanka, Svitlana Stashevskyi, shikonte me tmerr teksa ndërtesat u shkatërruan mes sulmeve të egra ajrore, duke lënë shumë njerëz të gjallë nën rrënoja.
Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh se Bucha – ku fotot rrëqethëse tregojnë trupat e njerëzve të vrarë nga pushtuesit rusë në rrugë
Ajo pretendon se trupat ruse madje ndaluan shpëtimtarët të gërmonin për të shpëtuar njerëzit e shtypur nga tumat e rrënojave që digjeshin të gjallë dhe britmat e tyre rrëqethëse dëgjoheshin ngado.
Svitlana tha për BBC: “Menjëherë pas sulmit ajror, njerëzit aty pranë dëgjuan zëra që bërtisnin për ndihmë.
“Ushtarët rusë i ndaluan të gërmonin. Ata kërcënuan se do t`i qëllonin nëse do të përpiqeshin.”
Sipas raportimeve, kasapët e Putinit qëlluan me raketa direkt në shtëpitë e njerëzve në qytet – pavarësisht se ranë dakord të mos i kishin cak civilët.
Banorët vendas të tronditur kanë pohuar se disa njerëz janë rrëmbyer dhe dërguar në Bjellorusi.
Nikita, 16 vjeç, tha për The Telegraph: “Ata rrëmbyen njerëz, ata torturuan mikun tonë. Disa njerëz u rrëmbyen, u morën në pyetje dhe u dërguan në Bjellorusi.
“Ata pushtuan të gjithë qytetin tonë, shkatërruan shtëpitë tona dhe vodhën ushqim nga qytetarët. Ishte ferr.”
Një grua tjetër i tha gazetës se familjeve të viktimave u ishte thënë nga një prift lokal që t`i varrosnin të afërmit e vrarë në sulmet e pamëshirshme në kopshtet e tyre. Kjo pasi nuk ishte e sigurt t’i çonin në kishë.
Pamjet me dron zbulojnë shkatërrimin e tmerrshëm në Borodyanka
Trupat e Putinit hodhën në erë ura dhe bllokuan zonën – duke i lënë të mbijetuarit të vdisnin nga uria pasi furnizimet nuk mund të arrinin në qytet, raporton The Neë York Times.
Ushtarët rusë që tërhiqen kanë lënë një rrugë të pafundme makinash dhe tankesh të djegura mes raporteve që janë hedhur mina dhe IED në rrugë.
Numri i të vdekurve në Borodyanka mbetet i paqartë, por Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se mund të jetë më i lartë se Bucha, rast për të cilin trupat ruse janë akuzuar për krime lufte.
“Tashmë ka informacione se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë në Borodyanka dhe disa qytete të tjera të çliruara”, tha presidenti ukrainas të hënën.
Fotot tronditëse nga qyteti i Bucha, në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, tregonin trupat e civilëve të shpërndarë në rrugë dhe në varre të cekëta – shumë prej tyre me duar të lidhura dhe shenja torture.
Disa prej tyre, nga plagët që kishin pësuar, ishin qëlluar nga afër.
Qyteti ka pësuar bombardime shkatërruese ruse
Udhëheqësit ukrainas dhe perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e masakrës së civilëve dhe hedhjen e trupave të tyre në parcela varrimi të improvizuara.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës tha se trupat e 410 civilëve janë nxjerrë nga qytetet përreth Kievit pas tërheqjes së trupave ruse javën së kaluar të trupave ruse.
Një grua qan pas shkatërrimit të Borodyanka
Katër blloqe apartamentesh u shkatërruan mes sulmeve ajrore ruse