Me drogë drejt Korfuzit, 2 të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

February 25, 2022
min lexim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë kapur me drogë në drejtim të Korfuzit.

Në kuadër të operacionit të koduar Ishulli është bërë i mundur ndalimi i shtetasve Emiljano Mustafa, 21 vjeç dhe Mateo Galla, 18 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi Nefail Bego.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë drejt Korfuzit, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me një pedalon.

Gjithashtu është sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe automjeti me të cilin u transportua lënda narkotike drejt Ksamilit.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Tentuan të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Korfuzit, kapen në flagrancë nga Policia Kufitare, 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe automjeti me të cilin u transportua lënda narkotike drejt Ksamilit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas do të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ishulli”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 21 vjeç dhe M. G., 18 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. B.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë drejt Korfuzit, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me një pedalon.

Shtetasit E. M. dhe M. G. janë kapur në flagrancë nga Policia Kufitare, në afërsi të pikës së vrojtimit të Marinës, në zonën e plazhit “Pema e Thatë”, ndërsa shtetasi N. B. ka transportuar me automjet lëndën narkotike në drejtim të Ksamilit dhe kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, ka braktisur mjetin dhe është larguar.   

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 6.5. kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 aparate celulare dhe automjeti tip “Toyota” me të cilin po transportohej lënda narkotike në bregdetin e Ksamilit’, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gabim i madh

Story i radhës

LSM: E përcjellim me vëmendje implementimin e Ligjit për pagë minimale

Të fundit nga

ShkoLartë