Me datë 18 Nëntor mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës

November 14, 2024
1 minut lexim

Njoftim për mediat për mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50 sipas agjendës së parashikuar.

Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha.

Për këtë qëllim, përfaqësuesit e mediave, të cilët janë të interesuar ta ndjekin ngjarjen, duhet të akreditohen në këtë e-mail adresë: [email protected].

Ju lutemi të dërgoni emrin dhe mbiemrin e personave që do të marrin pjesë dhe do të ndjekin ngjarjen, si dhe numrin e kartës së identitetit për identifikim. Gjithashtu, ju informojmë se nuk është parashikuar transport i organizuar. Afati i fundit për aplikim është 15.11 (e premte) deri në orën 12:00.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xheneta-Gjestit: Po të du ma shumë prej që je trash o kastravec

Story i radhës

Forcat ruse marrin territor në Ukrainën lindore; i afrohen qytetit Kurakhove

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë