Me arsim cilësor për të parandaluar largimin e të rinjve

Qëllimi strategjik i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është përmes investimeve në arsim cilësor të inkurajojmë rritje ekonomike të shpejtë më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme. Përvojat nga vendet e zhvilluara për të cilën përpiqemi, tregojnë se arsimi cilësor i rrit të ardhurat gjatë jetës dhe është një nga tre segmentet kryesore, së bashku me shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, që ndikojnë në cilësinë e jetës, ndërsa me atë edhe pakësojnë rrjedhjen e trurit.

Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në hapjen e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Migracioni”, që tashmëgjashtë vite me radhë e organizon Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.

Që të sigurohet arsim cilësor, të krahasueshëm me atë të vendeve me sisteme të vërtetuara arsimore, është duke u zhvilluar reformë themelore enëntëvjeçares e cila, siç theksoi zëvendësministri, ka për qëllim nxënësit gjatë arsimit fillor të marrin aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.

Investimet në arsimin dhe krijimin e kuadrit profesional i cili është punësim i shpejt, janë kërkesat kryesore që i dëgjojmë nga të rinjtë. Prandaj po bëjmë ndryshime në arsimin e mesëm profesional që mundësojnë studimin e profesioneve të kërkuara nga kompanitë. Me anë të të mësuarit përmes punës praktike në kushte reale prodhimi, ju mundësojmë të rinjve të fitojnë kompetenca, njohuri dhe aftësi që i bëjnë ata më konkurrues në tregun e punës, por gjithashtu mundësojnë depërtueshmëri në universitetet“,tha Aliu.

Ai shpjegoi se, edhenë arsimin e lartë, me sërë politikash dhe masash e artikulojmë lëvizjen e të rinjve dhe kuadrin shkencor, me çka mundësohet mobilitet, si një nga mënyrat për tëpërfituar arsimin cilësor akademik dhe aftësi të reja dhe nga ana tjetër, vendosen kushte për përdorimin e tyre në shtetin tonë

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës i dëgjon të rinjtë dhe i avancon nevojat e tyre në politikat aktive arsimore. Ministria ka caktuar edhe zyrtar për të rinjtë, si person përgjegjës për punën e Zyrës për të Rinj, që i koordinon, zbaton dhe ndjek çështjet me interes për të rinjtë, në fushën e kompetencave të ministrisë“,tregoi zëvendësministri Aliu, duke shtuar se pret debatet që do të zhvillohen në këtë Konferencë Ndërkombëtare të japin dritë shkencore në perspektivat e ndryshme për migracion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi për 20 vjetorin e BDI-së paralajmëron festë të madhe në Shkup e Tetovë

Story i radhës

Real Madridi në panik

Të fundit nga