me 19 shkurt nis fushata per zgjedhjet e pjesshme ne shqiperi 61ec2fe65fa82

Më 19 shkurt nis fushata për zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri

January 22, 2022
1 minut lexim

Fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Shqipëri do të fillojë më 19 shkurt.

Sot, Komisioni Rregullator i KQZ-së hodhi poshtë propozimin e Partisë Demokratike, që fushata e zgjedhjeve lokale të pjesshme për 6 bashki të nisë në datën 7 shkurt.

Kandidatët që do të garojnë për 6 bashkitë e vendit do të kenë 2 javë kohë për të zhvilluar fushatat.

Partitë politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje do të duhet të regjistrohen deri në datën 31 janar.

I njëjti afat u është lënë komisioneve që do të ngrihen nga zgjedhësit për të propozuar kandidatët e pavarur.

Kandidatët për kryetarë të bashkive do të kenë afat deri në datën 9 shkurt për t’u regjistruar në zgjedhje.

Partitë do të duhet të dorëzojnë anëtarët e tyre në KZAZ deri të martën, 25 janar.

Më 6 mars qytetarët e Shkodrës, Vorës, Dibrës, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0bed180d0b3d0b0d0bdd0b8d182d0b5 d0bdd0b0 d0bbd0b8d186d0b5 d0bad0b0d198 d0bad0bed0b5 d0b1d0b8d0bbd0be d0bfd0bed182d0b2d180d0b4d0b5d0bd 61ec2f69c2cc4
Story i mëparshëm

Органите на лице кај кое било потврдена мозочна смрт донирани на тројца пациенти

dortmundi importon tre pike 61ec301d6820c
Story i radhës

Dortmundi importon tre pikë

Të fundit nga

Frika ushqehet nga injoranca

Frika është një emocion primar dhe pozitiv që është pjesë e kutisë sonë të mjeteve të mbijetesës. Megjithëse përjetimi i tij është i pakëndshëm, pamja e tij është një simptomë e shëndetit
ShkoLartë