mckinney viziton kosoven theksohet bashkepunimi ne fushen e sigurise 6a19d1921f1ce

McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

May 29, 2026
1 minut lexim

Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të SHBA-së (USEUCOM) për Strategji, Plane dhe Politika, ka zhvilluar këtë muaj vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai u takua me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe koordinimin shumëvjeçar në funksion të forcimit të sigurisë në Evropën Juglindore.

McKinney theksoi se progresi i arritur së bashku pasqyron angazhimin e përbashkët për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë.

“Përparimi që kemi arritur së bashku pasqyron forcën e angazhimit tonë të përbashkët për një Evropë Juglindore të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë”, ka deklaruar ai.

Në takim u ritheksua mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për modernizimin e mbrojtjes së Kosovës dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

Lajmi i mëparshëm

Rusia lëshon dronët në Rumani, NATO: Mbrojmë çdo centimetër të territorit

shqiperia porto romano dhe korridori viii projekte kyc per mobilitetin e nato s 6a19d21136ebc
Lajmi i radhës

Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë