McGregor në gjyq pas arrestimit me 6 akuza

April 8, 2022
1 minut lexim

Conor McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, ka dalë para gjykatës pas akuzave për pilotim të makinës në mënyrë të rrezikshme. Madje dy javë më parë ai u arrestua dhe më pas u la i lirë, teksa ecte me makinën e tij Bentley në rrugët e Dublinit (Irlandë).

Ndaj irlandezit rëndojë gjashtë akuza, përfshi dy ecje në mënyrë të rrezikshme në rrugë dhe përdorimin e një makine pa liçensë dhe siguracion. Gjithsesi, seanca e parë gjyqësore është shtyrë dhe proçesi ndaj irlandezit do të vijojë në muajin qershor.

Pavarësisht gjyqit, McGregor ka qenë i qeshur dhe aspak i shqetësuar për sa ka ndodhur. Ai ka biseduar me gazetarët, duke diskutuar më së shumti për rikthimin në kafaz se sa për akuzat. Pasi doli nga gjykata, ai tha: “Nuk kam kohë për të humbur, tani do të shkoj në stërvitje”.

“Mezi pres të rikthehem në kafaz. Çdo ditë që kalon bëhem më mirë. Këmbët po forcohen pas operacionit dhe jam i kënaqur për këtë fakt. Kjo është pesha ime optimale, ndihem mirë dhe gati”, tha irlandezi, që u arrestua më 23 mars.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vullnetarët e EVN me aksion të madh për pyllëzimin e Branigradit të Dellçevës

Story i radhës

Rusia nuk e ka guximin për të luftuar në frontin e luftës

Të fundit nga

ShkoLartë