mbyllja e autostrades tirane durres paralizohen rruget e kryeqytetit reagon policia 68ed39e49c863

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës/ “Paralizohen” rrugët e kryeqytetit, reagon policia

October 13, 2025
1 minut lexim

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës ka ‘paralizuar’ gjatë gjithë ditës së sotme rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar trafik të rënduar.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe policia e Tiranës, e cila thotë se për shkak të punimeve në autostradë  është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Policia thotë se ka marrë masat duke vendosur shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

“Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.“-njofton policia.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani falenderon musar per mbeshtetjen e madhe te sllovenise ndaj kosoves 68ed39432849a
Lajmi i mëparshëm

​Osmani falënderon Musar për mbështetjen e madhe të Sllovenisë ndaj Kosovës

openai zgjedh broadcom per te ndertuar procesorin e saj te pare te inteligjences artificiale ne marreveshjen e fundit per cipa 68ed3a12e61df
Lajmi i radhës

OpenAI zgjedh Broadcom për të ndërtuar procesorin e saj të parë të inteligjencës artificiale në marrëveshjen e fundit për çipa

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë