Një nga turistët që kishte zgjedhur Prestige Resort për të pushuar është dhe një shtetas kolumbian i cili ka treguar për qëndrimin e tij një javë në këtë resort.
Duke folur për News24 ai u shpreh se ka shijuar çdo gjë përgjatë atyre ditëve, duke përjashtuar këto dy ditët e fundit, ku nisi aksioni i paligjshëm i IKMT-së.
“Kjo që po ndodh është shumë e trishtueshme, sepse kaluam një javë shumë të bukur. Ka qenë një javë shumë e veçantë, sidomos dy ditë e fundit. Megjithatë ju vepruat me profesionalizëm që mos krijohej kaos, por u krijua një situatë e çuditshme. Faleminderit për mikpritjen tuaj. Kjo është një dhuratë për ju.
Unë kam notuar në pishinën që po prishin. E kam shijuar. Ishte një pishinë mjaft e mirë. Për ta ndërtuar një pishinë të atillë mund të jenë dashur muaj, ndërsa për ta shkatërruar u desh thjesht një ditë.
Megjithatë pata kënaqësinë që e shijova atë pishinë. Një gjë e tillë mund të ndodhë kudo por jo në mes të sezonit.
Kudo mund të ketë vendime që nuk janë të drejta. Kjo që ndodhi është vërtet e çuditshme. Megjithatë stafi që punon këtu është fantastik. Ata dukeshin të qetë dhe na ndihmuan edhe ne të qëndronim të qetë.
Ne thjesht u çuditëm pse po ndodh kjo. Ushqimi në këtë resort ishte shumë i mirë. Kam provuar çdo specialitet dhe më ka pëlqyer shumë”, tha turisti kolumbian, i cili iu dha në shenjë simbolike duke i falënderuar stafin për mikpritjen, disa ëmbëlsira.