Pak ditë pasi që pësoi humbje në finale të FA Cup nga Liverpooli, Chelsea ka barazuar sot si vendas me Leicesterin.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea ka barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën e Leicester Cityt.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli anglez James Maddison, i cili në minutën e 6’ të ndeshjes kalon “Dhelprat” në epërsi prej 1:0.
Golin e barazimit Chelsea e gjeti përmes mbrojtësit spanjoll Marcos Alonso, i cili barazon rezultatin në 1:1 në minutën e 34’ të ndeshjes, gol ky i cili rezultoi të jetë i fundit në këtë ndeshje.
Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e tretë në kuotën e 71 pikëve, në krahasim me Leicesterin që renditet në vendin e nëntë me 49 pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 1:1.