“Mbyllesha në tualet”, Johnny Depp tregon dhunën që ish-gruaja kryente ndaj tij

April 22, 2022
min lexim

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdon akoma dhe aktori nuk ka mbaruar ende me akuzat për ish-gruan e tij.

Ditën e djeshme Depp ka dëshmuar se si ishte marrëdhënia e tij me Heard, ku ai e akuzoi se ajo thërriste dhe bënte komente nënçmuese për të në disa raste – që më pas do të përshkallëzoheshin në debate.

Ajo që na habiti të gjithëve ishte një debat mes ish-çiftit i cili kishte përfunduar në një mënyrë jo të këndshme.

Në 2015-ën Depp kërkoi kujdes mjekësor për një gisht të prerë pasi, siç pretendon ai, Amber i hodhi një shishe vodka.

“Ajo hodhi shishen e madhe dhe ajo ra në dorë të tij dhe u thye kudo”, dëshmoi Depp. “Pastaj shikova poshtë dhe kuptova se maja e gishtit më ishte prerë”.

“Nuk e di se si ndihet kriza nervore”, shtoi artisti. “Por kjo është ndoshta më e afërta që kam qenë ndonjëherë”.

Heard sigurisht që i ka mohuar pretendimet që ish-bashkëshorti i saj ka bërë.

E nëse nuk do të mjaftonte kjo, Johnny ka thënë ditën e sotme para gjykatës se ai ishte abuzuar gjatë marrëdhënies së tyre, siç raporton korrespondentja amerikane Emma Murphy.

Ai nganjëherë mbyllej në tualet për t’i shpëtuar sulmeve të dhunshme të Amber Heard.

Depp u shpreh se ajo kishte një ‘nevojë për konflikt, një nevojë për dhunë’ që ‘shpërthente nga askund’.

“Dhe e vetmja gjë që mësova të bëj me të është pikërisht ajo që bëra si fëmijë: të tërhiqem”, tha ai.

Ai tha se dhuna pasonte shpesh, ndonjëherë me një shuplakë ose një shtytje nga Heard ose ajo duke i hedhur një telekomandë televizori ose një gotë verë në fytyrë.

Kishte raste kur shkoja dhe mbyllesha në tualet ose në një vend ku ajo nuk arrinte dot”, tha ai.

“Pse qëndrova? Unë qëndrova mendoj sepse babai im qëndroi (me nënën time)… Unë nuk doja të dështoja. Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja”, tha ai.

Amber e ka akuzuar Johnny se e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht në shumë raste – diçka që ai nuk e ka trajtuar ende në detaje, përtej hedhjes poshtë të akuzave të martën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-sulmuesi i Chelsea-t kritikon Lukakun: Nuk bën asgjë në fushë, po shpërdoron mundësitë

Story i radhës

Trupat ruse rrëmbyen një zyrtar lokal

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë