Mbyll marrëveshjen!
Kualifikimi i Interit në fazën e 1/16-të do t’i lejonte klubit italian të grumbullonte rreth 20 milionë euro, të cilat sipas “Tuttosport” do të përbënin një arkë të bollshme me para, për të propozuar një rinovim prej 6 milionë euro në sezon, plus bonuset për mbrojtësin Milan Shkriniar.
Drejtuesit e klubit do të përpiqen të bindin sllovakun për të qëndruar, ku gjithashtu mund t’i japin edhe shiritin e kapitenit.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Shkriniar mund të largohet në merkaton e janarit.