Voltana Ademi ka mbyllur mandatin si kryetare e bashkisë së Shkodrës. Ajo ka mbajtur fjalën e saj të fundit përpara Këshillit Bashkiak. Ademi u shpreh se gjatë viteve të krye të bashkisë së Shkodrës me punë dhe bashkëpunim duke përdorur të gjitha dijet profesionale ka drejtuar dhe kontribuuar në mirë-administrimin e bashkisë së Shkodrës. Ademi uroi për detyrën kryetarin e ri të bashkisë, zotin Bardh Spahia, anëtar i Komisionit të Rithemelimit i cili arriti të fitonte zgjedhjet e 6 marsit në bashkinë e Shkodrës.
Ademi: Kanë qenë 7 vite jo të lehta për të gjithë, kemi kaluar së bashku shumë sfida, kemi tejkaluar shumë pengesa. Çdo gjë e kemi arritur bashkë duke u mbështetur te njëri-tjetri. Jam e bindur se sot e cila që nga viti 2015 është një territor me popullsi të shumëfishuar, ka ecur përpara, është zhvilluar përmes investimeve vendore dhe kam besimin se do të vijojë në të njëjtën rrugë. Çdo gjë që kemi arritur e kemi bërë falë mbështetjes tuaj, bashkëpunimit, konsultimit dhe përgjegjshmërisë n ë qeverisjen e përbashkët të Shkodrës.
Në punën tonë si administratë dh këshill bashkiak na ka udhëhequr interesi i Shkodrës dhe i shkodranëve. Falenderimet e mia janë edhe për deputetët pavarësisht bindjeve politike jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për Shkodrën.
Në këto 7 vite kemi pasur mbështetje shumë të madhe të partnerëve vendas dhe të huaj. Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim për Shkodrën dhe shkodranët. Në mbyllje dua të uroj për detyrën kryetarin e ri të bashkisë, zotin Bardh Spahia. Shkodra ka nevojë për gjithsecilin prej nesh, për kontributin e gjithkujt.