Mbrojtësi i Kombëtares huazohet në Serinë B!
Kevin Haveri u bë këtë verë pjesë e Torinos, me klubin e Serisë A që siguroi shërbimet e mbrojtësit 21-vjeçar.
Gjithsesi ai do të huazohet në Serinë B te skuadra e Askolit, me këtë të fundit që ka konfirmuar vetë lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Haveri në Itali ka luajtur dhe për skuadrat e Mantova, Kampodarsego dhe Rimini.