Mbreti Charles III anuloi pjesëmarrjen në “Cop27” me këshillë të kryeministres Liz Truss

min lexim

Mbreti Charles III thuhet se ka anuluar planet për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një fjalim në samitin e ndryshimeve klimatike “Cop27”, me këshillën e kryeministres së Britanisë, Liz Truss.

Monarku, një aktivist veteran për çështjet mjedisore, ishte ftuar në konferencën e 27-të të OKB-së për ndryshimet klimatike në Sharm el-Sheikh, Egjipt, muajin e ardhshëm.

Por, kryeministrja raportohet se ka ngritur kundërshtime gjatë një bashkëbisedimi personal në Pallatin Buckingham muajin e kaluar.

Pallati Buckingham ka konfirmuar se Mbreti Charles III nuk do të marrë pjesë në samit, raporton Guardian.

Një burim tha se mbetet “nën diskutim aktiv” se si Mbreti Charles do ta bëjë të ndihet prania e tij në Cop27, e cila zgjat nga 6 deri më 18 nëntor.

73-vjeçari ka luajtur një rol aktiv në samitet e mëparshme mjedisore. Mbreti mbajti fjalimin e hapjes në Cop21 në Paris në vitin 2015, duke bërë thirrje për një “fushatë të gjerë të stilit ushtarak” për të luftuar ndryshimet klimatike dhe duke u kërkuar liderëve botërorë që të japin “triliona, jo miliarda, dollarë”.

Mbreti mblodhi gjithashtu liderët botërorë dhe bizneset për t’i inkurajuar ata të nënshkruajnë marrëveshjen historike të Parisit për klimën, përpara samitit.

Story i mëparshëm

A duhet të paguhen mësimdhënësit grevist apo jo???

Story i radhës

Man. City pret Unitedin në derbin lokal të Premier Ligës, formacionet e mundshme

Të fundit nga