Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me kovid-protokolle të reja për shtetasit e RMV-së

February 14, 2022
1 minut lexim

Ministria për Punë të Jashtme informon se sipas Kovid protokolleve të reja në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, individët plotësisht të vaksinuar, në përputhje me rregullat e vendosura të certifikimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kanë më nevojë të testohen për Kovid-19 as para dhe as pas mbërritjes në MB. Por, mbetet detyrimi për të plotësimin e formularit për vendndodhjen e udhëtarëve.

Nga MPJ thonë se Mbretëria e Bashkuar e pranon certifikatën e RMV-së për vaksinat e marra të cilat i njeh (Moderna; Janssen (single dose vaccine); Novavax (Nuvaxovid dhe Covovax); Oxford / AstraZeneca; Pfizer BioNTech; Sinopharm Beijing; dhe Sinovac-CoronaVac), kurse EU Digital COVID Certificate, për qytetarët tanë do të fillojë t’i njohë nga 28 shkurti i vitit 2022. Për më tepër, personat e pavaksinuar konsiderohen ata pa asnjë ose vetëm me një vaksinë (përveç nëse është Jansen) ose personat të cilët kanë marrë vaksinë certifikatën e të cilëve MB nuk e njeh, si për shembull Sputnik.

Kujtojmë se shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për hyrje në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut (MB) u nevojitet vizë e vlefshme britanike ose leje qëndrimi.

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Francë nëse janë të vaksinuar, përkatësisht nëse kanë marrë njërën nga vaksina në vijim: Pfizer, Moderna, AstraZeneca / Vaxzevria / Covishield et Johnson & Johnson. Kushtet i vlejnë nëse: keni kaluar 7 ditë nga doza e dytë e Pfizer, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield (vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave – EMA), 28 ditë nga Johnson & Johnson, 7 ditë nga doza e tretë e vaksinës Pfizer për individët të cilët më parë kanë marrë vaksinë që nuk njihet nga Agjenda Evropiane e Barnave-EMA. Gjithashtu, duhet të dorëzohet certifikatë për statusin e vaksinimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Двајца скопјани се обиделе да ограбат продавница во Кисела Вода

Story i radhës

20 viktima dhe 465 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë