​Mbrehni aftësinë për të marrë vendime përmes këtyre hapave

min lexim

Aftësia për vendimmarrje është njëra prej aftësive që po vazhdon të kërkohet shumë në vendet e punës. Zakonisht fitohet me anë të përvojës, por edhe mund të ushtrohet. Janë disa hapa që ju ndihmojnë të jeni më të mirë në marrjen e vendimeve si në jetën tuaj, ashtu edhe gjatë orarit të punës.

10 këshilla si të merrni vendime më të mira

Përpiquni të mos mendoni shumë

Sigurisht që ky vendim e ka një proces të të menduarit; argumenetesh e kundërargumentesh, por mendimi i tepërt mund t’ju mbajë larg vendimmarrjes, e aq më pak vendimeve të mira. Mendimi i shumtë ju bën t’i merrni disa vendime që në kushte të tjera nuk do t’i kishit marrë e kjo e gjitha, sepse keni qenë nën presion dhe stres.

Kujdesuni për veten

Mund të duket sikur nuk ka të bëjë asgjë me vendimmarrjen, por gjumi dhe uji i nevojshëm ndikon në qartësimin e mendjes dhe të jeni më të përqendruar. Mos i përdorni mjetet elektronike përpara gjumit, më e mira është të lexoni e pastaj të flini të qetë. Kjo ju bën që të nesërmen të zgjoheni më të kthjellët.

Mos u përfshini emocionalisht

Gjatë kohës sa jeni duke marrë vendime nuk është e preferueshme të përfshiheni plotësisht në atë proces. Nganjëherë distanca kritike është shumë e nevojshme edhe nëse ai proces ju ka nxitur shumë emocione. Një “pushim i shkurtër jashtë” qoftë edhe për disa minuta do t’ua lehtësojë gjithë këtë proces. E keni dëgjuar shprehjen: Mos merrni vendime kur jeni të lumtur ose të pikëlluar?

Gabimet janë njerëzore

Është koha të përballeni me gabimet tuaja dhe të mësoni prej tyre. Mund të ketë pasoja, por është gjithçka në rregull nëse bëni gabime, madje do të mësoni se çfarë të bëni në të ardhmen.

Plani B

Sapo ta keni marrë njw vendim, është mirë të mendoni edhe për diçka tjetër. Mundësia për të dështuar është e madhe, andaj duhet të keni diçka tjetër gati.

Kërkoni mendime

Nuk është asnjëherë më i nevojshëm mendimi i dikujt tjetër, sesa kur jeni në dilemën për të marrë vendime. Kërkoni pa turp mendime nga dikush që ka përvojë të ngjashme. Sidoqoftë, kujdes mos merrni mendime të shumta, sepse kjo vetëm sa do t’jua vështirësojë marrjen e duhur të vendimit!

Këshilla edhe për veten

A e keni vërejtur se sa e lehtë është të jepni këshilla për ndonjë shok/shoqe, sepse arrini ta shihni situatën në mënyrë më objektive. Imagjinoni sikur shoku juaj është në të njëjtën situatë dhe po kërkon mendim nga ju, çfarë do të bënit? Ai pra është vendimi i duhur.

Pranoni mundësinë për të marrë vendime të varfëruara

Ashtu siç duhet t’i pranoni gabimet si diçka që ndodhë, njëjtë duhet ta përgatitni veten që mundësia për të mos e marrë vendimin më të mirë të mundshëm është e madhe. Nëse e përgatitni veten për këtë, do ta keni më të lehtë t’i përballoni rezultatet e dobëta të atij vendimi.

Përdorni të dhëna

Sa më të informuar të jeni për një çështje, aq më të lehtë do ta keni ta merrni një vendim të duhur. Këto të dhëna ju ndihmojnë ta keni një pasqyrë se çfarë ka ndodhur në të ardhmen, si po shkon procesi tani dhe si do të ndikojë ajo në të ardhmen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edhe sot mot me reshje shiu

Story i radhës

Kosova rikthehet në aksion me përballjen ndaj Qipros – një pikë Dardanëve u duhet me patjetër

Të fundit nga