Sot, duke filluar nga ora 15:00, do të mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë e Kosovës, ku në rend dite janë disa pika për shqyrtim.
Ndër pikat që pritet të diskutohen janë:
Shqyrtimi i Projekt-rregullores për zhvillimin e procedurave të rekrutimit për zyrtarët publikë (MPB).
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e dhënies së gradimit sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës/Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për një periudhë 15-vjeçare për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror (ZKM).
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të hapësirës prej rreth 30 ari, në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për Ministrinë e Drejtësisë (MBPZHR).
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/16, të datës 30 prill 2025 (MSH).
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Kornizës për Ndërtimin e Kapaciteteve Digjitale për Qeverinë e Kosovës (MDAP).
Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për aderimin në zonën “EU Roam Like Home”, e cila do të jetë parakusht për zbatimin e plotë të “EU Roaming Acquis” (MDAP).
Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, ndërmarrjes “Termokos” dhe Bankës Evropiane për Investime, për Projektin e Zgjerimit të Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë (MF).
Burimi: botasot.info


