vrau me arme gjahu ish vjehrrin dhe mori peng ish gruan policia jep detaje 6a63196fb1a1f

Vrau me armë gjahu ish vjehrrin dhe mori peng ish gruan, Policia jep detaje

July 24, 2026
1 minut lexim

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e 58-vjeçarin Kosta Plaka si dhe ka plagosur edhe gruan e tij 55-vjeçare Belere Plaka.

Policia bën me dije gjithashtu se autori ka marrë më pas ish bashkëshorten dhe është larguar me makinë, duke marrë edhe armën e gjahut.

E plagosura është dërguar në spital, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mblidhet qeveria ky eshte rendi i dites 6a6318f5961b6
Lajmi i mëparshëm

Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

vala e falimentimeve ne gjermani alarm per ekonomine 6a6319d0a1f97
Lajmi i radhës

Vala e falimentimeve në Gjermani: Alarm për ekonominë?

Të fundit nga

ShkoLartë