Mbledhje e KE: LSDM nuk do t’i mbështesë interpelancat e BDI, kundër rritjes së moshës për pensionim

December 4, 2024
min lexim

Shkup, 4 dhjetor – LSDM nuk do t’i mbështesë interpelancat e BDI-së, sepse ato nuk përfaqësojnë zgjidhje të krizës në këtë moment, ishte konstatuar në mbledhjen e parë të përbërjes së re të Këshillit Ekzekutiv e cila u mbajt sonte. Në mbledhje ishte theksuar edhe se LSDM është në mënyrë kategorike kundër rritjes së moshës për pensionim.

Këshilli Ekzekutiv, siç qëndron në kumtesën e partisë, ka vlerësuar se “mospranimi i takimit të liderëve nga ana e pushtetit dërgon sinjal të keq dhe e vërteton tezën se dukshëm partitë në pushtet dhe BDI-ja nuk kanë interes për stabilizim, që është shumë e rrezikshme për shtetin”.

Prej aty bëjnë të ditur se për LSDM-në shqetësuese janë tendencat për përkeqësim të sigurisë së qytetarëve dhe tensionet e rritura në shoqëri me përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Lidhur me interpelancat e parashtruara nga partia politike BDI, Këshilli Ekzekutiv konstatoi se nuk do t’i mbështesë dhe votojë për këto interpelanca. Ato nuk paraqesin zgjidhje për krizën në këtë moment dhe mund të nënkuptojnë ndarje të reja në baza etnike. Nevojitet qasje tjetër, të ulemi në një takim të liderëve dhe të dërgojmë porosi të përbashkëta për qetësimin e tensioneve, sepse kjo qasje është e bazuar në pjekurinë politike, por qeveria e refuzoi”, thuhet në kumtesë.

Më tutje, bëhet e ditur se LSDM ashpër e kundërshton çdo propozim për rritje të moshës për pensionim në 67 vjet. Hapi i tillë përfaqëson goditje të drejtpërdrejtë ndaj punëtorëve, dinjitetit dhe mundit të tyre.

“Bëhet fjalë për vazhdimin e politikave të gabuara për nënvlerësim dhe shfrytëzim sistematik të mundit të qytetarëve dhe punëtorëve nga Qeveria e udhëhequr nga DPMNE. Në vend që të sigurojë rritje pagash dhe kushte më të mira për punëtorët, qeveria dëshiron të kalojë nga një derë e vogël masat që do t’i detyrojnë punëtorët të punojnë më gjatë vetëm për të financuar shpenzimet e lëvizjeve të tyre populiste”, shtojnë ata.

Masa e tillë, qëndron në kumtesën e partisë, do të kontribuojë për destimulim shtesë për punësim të të rinjve, të cilët për shkak të kushteve jo të favorshme për pensionim, edhe më shumë do ta kërkojnë mundësinë jashtë shtetit.

“Politikat e LSDM-së në vitet e kaluara e stabilizuan Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe e zvogëluan dukshëm hendekun financiar, deficiti nga 43 për qind u zvogëlua në 33 për qind. Tani DPMNE po zbaton politika të gabuara që kërcënojnë qëndrueshmërinë e Fondit, rrisin deficitin, vlerëson KE i LSDM-së, duke shtuar se prioritet i tyre do të jetë mbrojtja e interesave të punëtorëve dhe sigurimi i kushteve për jetë dinjitoze.

Lidhur me aktivitetet brenda partisë, theksohet në kumtesë, LSDM tashmë ka bërë plan operativ dhe udhëheqësia e re e LSDM-së prej nesër fillon me aktivitete më të intensifikuara në teren, në të gjitha organizatat komunale.

“LSDM do ta ndryshojë qasjen dhe do ta kthejë zërin e anëtarësisë në krijimin e politikave. Deri në fund të vitit do të finalizojmë zgjedhjen e kryetarëve të organizatave komunale, me çka do të përfundojë plotësisht procesi i bashkimit”, shtohet në kumtesën nga mbledhja e KE.

Grupi parlamentar i Frontit Evropian dje parashtroi interpelanca për zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq dhe për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

1.7 milionë euro ndihmë suedeze për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit

Story i radhës

Asnjë kandidatë për deputet nga Skenderaj e Drenasi në listën e LDK-së

Të fundit nga

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë