Këtë vit afro 5.3 miliardë telefonë do të hidhen në mbeturina thotë forumi ndërkombëtar i mbetjeve elektronike WEEE.
Përllogaritjet e forumit, bazuar në të dhënat nga tregtia botërore, hedhin dritë mbi problemin e e-mbetjeve i cili po bëhet dita ditës më shqetësues.
Shumë njerëz mbajnë telefonë të vjetër, në vend që ti riciklojnë, sugjeron studimit. Minerale të çmuara të cilat nuk nxirren nga mbetjet elektronike, si bakri në telat e përdorur apo kobalti tek bateritë duhet të gërmohen nga minierat.
“Njerëzit nuk e kuptojnë se të gjitha këto sende që duken të parëndësishme, në të vërtetë kanë shumë vlerë dhe së bashku përfaqësojnë volume masive në rang botëror,” tha drejtori i përgjithshëm i WEEE Pascal Leroy.
Përllogaritet që ekzistojnë 16 miliardë telefonë në mbarë botën, dhe në Evropë afro 1/3 e tyre nuk është më në përdorim.
Hulumtimi i WEEE tregon se “mali” i mbetjeve elektronike nga makinat larëse tek pjekësit, tabletët e kompjuterët, do të rritet në 74 milionë tonë në vit deri në 2030-ën.
Vetëm 17% e mbetjeve elektronike riciklohen siç duhet ndërsa Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ka vendosur objektiv që ta çojë në 30%. /PCWorld Albanian