Mbi 200 qytetarë të arrestuar brenda një jave në Shqipëri, Policia e Shtetit jep detajet

February 7, 2022
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e plotë 223 shtetasve përgjatë javës së kaluar në operacione të ndryshme policore në të gjithë Shqipërinë.

Policia u shpreh gjithashtu se janë proceduar penalisht 291 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 33 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

“Janë kapur 31 persona të shpallur në kërkim, nga këta 29 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar”, njofton Policia e Shtetiti.

Sipas tyre, gjatë javës janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës, armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit.

Policia ka shtuar se në fushën e qarkullimit rrugor janë pezulluar 402 leje drejtimi.

“Janë arrestuar 67 persona: 46 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, sqaron policia. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Feuz, kampion olimpik 

Story i radhës

Zbulohet drogë në një autobus në Tabanoc, paraburgim për një person

Të fundit nga

ShkoLartë