mbi 200 persona te zhdukur ne rajonin e vershuar ne pakistan 68a1e2a2736dd

Mbi 200 persona të zhdukur në rajonin e vërshuar në Pakistan

August 17, 2025
1 minut lexim

Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistan, si pasojë e vërshimeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut.



Si pasojë e vërshimeve kanë vdekur më shumë se 300 persona në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në ditët e fundit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në provincën Kiber Paktunkva.

Autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë thënë se i kanë varrosur tetë trupa të paidentifikuar, sepse asnjë familjar i tyre nuk ka qenë i gjallë.

Shirat e rrëmbyeshëm në periudhën qershor-shtator sjellin rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore në Azinë Jugore.

Vetëm këtë vit, në Pakistan kanë vdekur mbi 650 persona si pasojë e këtyre kushteve atmosferike.

Ndonëse rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet janë pasoja të zakonshme të shirave të rrëmbyeshëm, shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto situata atmosferike më intensive dhe më të shpeshta.

Për viktima nga shirat është raportuar edhe në Kashmirin e administruar nga India.

Përveç dëmeve në njerëz, shirat e rrëmbyeshëm i përkeqësojnë rrëshqitjet e dheut dhe ndonjëherë rezultojnë me bllokim të rrjedhës së lumenjve.

Ndërsa shkaku i saktë i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të kohëve të fundit ende nuk është përcaktuar, shkencëtarët besojnë se shkrirja e akullnajave është faktor kontribuues.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

butrinti 44555 turiste e vizitojne vetem ne korrik shifrat per 7 mujorin e 2025 68a1e1736d248
Lajmi i mëparshëm

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

vendkalimet hekurudhore pa laura ankohen qytetaret 68a1e391dab03
Lajmi i radhës

Vendkalimet hekurudhore pa laura, ankohen qytetarët

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë