mbi 1 miliard euro shpenzime nga turistet e huaj ne tre muaj 6a3154cf67dcc

Mbi 1 miliard euro shpenzime nga turistët e huaj në tre muaj

June 16, 2026
1 minut lexim

Mbi 1 miliard euro. Kaq para’ shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me janar-marsin 2025, shpenzimet e pushuesve të huaj u zgjeruan me 129 milionë euro ose 14.8 për qind.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të flukseve të turistëve të huaj që po hyjnë në Shqipëri. Në raport me numrin e hyrjeve kanës shkuar edhe shpenzimet të cilat po zgjerohen. Kjo si pasojë edhe e rritjes së çmimeve”, thotë për A2 CNN Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Me Shqipërinë që po vijon të joshë të huajt, çmimet po vijojnë ngjitjen edhe këtë prag sezoni masiv turistik veror.

“Shqipëria nuk duhet të orientohet te shifrat. Raporti që ne duam është ai i shpenzimeve. Ne na duhen turistë që shpenzojnë. Ka shumë studime që tregojnë se ka kategori turistësh që shpenzojnë deri në 58 për qind të të ardhurave të tyre për pushime. Këta na duhen ne”, thotë Kasa.

Rritja e çmimeve nga njëra anë bashkë me zhvlerësimin e euros nga tjetra nuk po kalon pa shqetësim nga turistët. “Na kanë pëlqyer natyra, mikpritja dhe ushqimi. Megjithatë, kemi vënë re se disa shërbime kushtojnë më shumë se sa prisnim, sidomos në zonat turistike më të frekuentuara”, thotë një turist.

“Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë dhe eksperienca ka qenë pozitive. Çmimet janë ende të arsyeshme krahasuar me disa vende të tjera europiane, por duket se po rriten nga viti në vit”, thotë një turiste.

Shqipërinë e vizituan gati 1,7 milionë të huaj në tre muaj e parë të vitit. Të dhënat tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e turistëve nga jashtë u zgjeruan me 3 për qind.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

konfiskohen arme ne mitrovice e skenderaj shoqerohen ne polici 2 persona 6a3154530768a
Lajmi i mëparshëm

Konfiskohen armë në Mitrovicë e Skenderaj, shoqërohen në polici 2 persona

merz surprizon trump in me rastin e 80 vjetorit i dhuron nje fanelle te gjermanise ne samitin e g7 6a315530db7d4
Lajmi i radhës

​Merz surprizon Trump-in me rastin e 80-vjetorit, i dhuron një fanellë të Gjermanisë në samitin e G7

Të fundit nga

ShkoLartë