konfiskohen arme ne mitrovice e skenderaj shoqerohen ne polici 2 persona 6a3154530768a

Konfiskohen armë në Mitrovicë e Skenderaj, shoqërohen në polici 2 persona

June 16, 2026
1 minut lexim

Më 11 qershor, gjatë pikës së kontrollit nga njësitë policore të stacionit “Jugu” në Mitrovicë në rrugën “Adem Voca” janë ndaluar dy vetura, ku gjatë kontrollit tek dy personat janë gjetur dy thika (flutur) të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

Ndërsa në stacionin policor Skenderaj, më 11 qershor, pas marrjes së informatës për të shtëna amë zjarri në një aheng familjar, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin.

Si dhe me urdhër të prokurorit është realizuar një kontroll, ku gjatë bastisjes është gjetur një revole me gaz.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit, me rekomandimin e prokurorit kujdestar, të dyshuarit në fjalë janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

polonia kerkon prani te perhershme ushtarake amerikane 6a314fc5f2427
Lajmi i mëparshëm

Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

mbi 1 miliard euro shpenzime nga turistet e huaj ne tre muaj 6a3154cf67dcc
Lajmi i radhës

Mbi 1 miliard euro shpenzime nga turistët e huaj në tre muaj

Të fundit nga

ShkoLartë