Mbeti i vrarë nga atentati me tritol/ Nga pasioni për kuajt, tek shoqëria me dy reperët e njohur! Si e reklamonte jetën në rrjete sociale, 27-vjeçari

Atentati me tritol ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj tronditi Tiranën pasditen e djeshme.

I njohur ndryshe si “Aleksi i Memaliajt”, i riu ishte pronar i resortit “Sancho Farm Albania”, ku sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB-ja, ky subjet është regjistruar në janar të këtij viti.

27-vjeçari publikonte shpesh video dhe foto nga përditshmëria e tij në faqen e biznesit të këtij resorti. Nga postimet, duket se i riu është i apasionuar pas kuajve, një shërbim që ofrohet dhe nga resorti.

Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo.

Image

Aleksandër Sadikaj

Këta të fundit kanë xhiruar njërin prej videoklipeve të këngëve të tyre në ambientet e “Sancho Farm Albania” dhe për më tepër kanë postuar disa foto, ku në duar mbajnë edhe armë të ndryshme.

Nuk dihet ende nëse ata kanë pasur miqësi të ngushtë ose jo. 27-vjeçari u vra pasditen e djeshme në një atentat me tritol në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në anën e shoferit. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe doli vetë nga automjeti. Por pasi u transportua në spital, ndërroi jetë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si i shpëtuan ukrainasit dhe ndryshuan situatën në front, satelitët Starlink të Elon Musk?

Story i radhës

Mickoski: Kushtet bullgare jo në kornizën negociuese

Të fundit nga