Mbesin pa ujë Fushë Kosova, Kalabria, Drenasi dhe Obiliqi
Ujësjellësi “Prishtina”, njofton se si pasojë e turbullirave në kanalin e Ibër Lepencit, disa zona kanë mbetur pa furnizim me ujë.
Si rrjedhojë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë, lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë (një pjesë), Drenas dhe Obiliq.
“Jemi mobilizuar të gjithë teknikisht edhe me akterët e tjerë si NH “Ibër Lepenci” për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.Deri në orët e pasdites gjendja është e tillë dhe nëse nuk ka reshje besojmë që pastaj stabilizohet”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
Njoftimi i plotë:
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( ITU Shkabaj ). Si shkak i kësaj, kemi nivel të lartë të turbullirës , nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë), Drenasin dhe Obiliqin. Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto zona, në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim. Ne kemi dhënë një orar për Komunën e Fushë Kosovës dhe iu kemi përmbajtur në përpikëri, edhe pse një numër i konsumatorëve janë ankuar se ujë nuk kanë ende. Arsyeja është që , pjesa dërmuese e konsumatorëve të Fushë Kosovës kanë rezervuar të mëdhenj në ndërtesa kolektive dhe derisa t’i mbushin ata me ujë, sasia e ujit që e ofrojmë harxhohet dhe se pikat e larta mbesin pa furnizim me ujë.
Jemi mobilizuar të gjithë teknikisht edhe me akterët e tjerë si NH “Ibër Lepenci” për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.
Deri në orët e pasdites gjendja është e tillë dhe nëse nuk ka reshje besojmë që pastaj stabilizohet.