nenkryetari zogaj nxenesit ne prishtine tashme perfitojne qendrim te plote ne shkolla te financuar plotesisht nga komuna 678b62bb4a335

Nënkryetari Zogaj: Nxënësit në Prishtinë tashmë përfitojnë qëndrim të plotë në shkolla, të financuar plotësisht nga Komuna

January 18, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, theksoi të premten se nxënësit e Prishtinës tashmë përfitojnë mundësinë e qëndrimit të plotë në shkolla, një mundësi e cila është financuar nga Komuna.

Sipas tij, ky model i ri synon të sigurojë arsim të barabartë dhe cilësor për të gjithë nxënësit, duke mundësuar që ata të jenë të angazhuar plotësisht në procesin mësimor.

“Sa na kushton kjo? Kjo kushton 40 euro për një nxënës në muaj…”, tha ai.

Sipas tij, ky program ofron mundësinë për të gjithë fëmijët të përfitojnë nga një arsim pa asnjë ngarkesë financiare për familjet e tyre”.

Zogaj, theksoi se ky është vetëm fillimi i një procesi të rëndësishëm që do të sjellë përmirësime të vazhdueshme në arsim dhe do të kontribuoni në rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

Ai tutje tha se ky program është një shembull i angazhimit të Komunës së Prishtinës për të siguruar mundësi më të mira për të rinjtë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie të barabartë dhe të arsimuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

armepushimi ne gaza 737 te burgosur palestineze do te lirohen ne kembim te 33 pengjeve izraelite 678b6207f39c5
Story i mëparshëm

Armëpushimi në Gaza! 737 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të 33 pengjeve izraelite

humbi mundesine e fitores por gjeti dashurine leo i lumtur ne krahet e leles pas eleminimit nga bbvk 678b63ea598d2
Story i radhës

Humbi mundësinë e fitores, por gjeti dashurinë -Leo i lumtur në krahët e Lelës pas eleminimit nga BBVK

Të fundit nga

ShkoLartë