Mbështetje për Kurtin, deputeti i Bundestagut mori pjesë në tubimin e LVV-së në Ferizaj

February 3, 2025
1 minut lexim

Andreas Schwarz, deputet i Bundestagut nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), ka shprehur mbështetjen për Qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Kryeministër Albin Kurti.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Schwarz mori pjesë në tubimin elektoral të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qytetin e Ferizajit, ku edhe mbajti një fjalë rasti.

Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi mbështetjen për punët e mbara të qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Kurti.

Schwarz  ka inkurajuar qytetarët që të vazhdojnë ta mbështesin Kryeministrin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit, për përparimin e mëtejshëm të vendit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar

Story i radhës

Flick: Pas Atalantës nuk kam fjetur

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë