Ish-pornostarja me famë botërore, Mia Khalifa, është pezulluar nga revista “Playboy”. Faqja për të rritur ka vendosur të anulojë kontratën me Mia Khalifën, për shkak se kjo e fundit ka dalë në mbështetje të Palestinës në luftën mes Hamasit dhe Izraelit.
Aktorja me origjinë libaneze shprehu mbështetjen e saj për kauzën palestineze në rrjetet sociale, veprim që i ka kushtuar një kontratë të madhe. Kompania e famshme ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë çështje.
“Ju njoftojmë për vendimin tonë për të ndërprerë marrëdhënien e ‘Playboy’ me Mia Khalifën, duke përfshirë fshirjen e kanalit “Playboy” të Mias në platformën tonë. Gjatë ditëve të fundit, Mia ka bërë komente të neveritshme dhe të dënueshme duke festuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Në ‘Playboy’, ne inkurajojmë shprehjen e lirë dhe debatin politik konstruktiv, por kemi një politikë zero tolerancë për gjuhën e urrejtjes. Ne presim që Mia të kuptojë se fjalët dhe veprimet e saj kanë pasoja”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e “Playboy”.
Por çfarë ka thënë më konkretisht Mia Khalifa për Palestinën?
Ish-pornostarja, disa ditë më parë, reagoi në rrjetet sociale, teksa, ndër të tjera, shprehej: “Nëse mund ta shikoni situatën në Palestinë dhe të mos jeni në anën e palestinezëve, atëherë jeni në anën e gabuar të aparteidit dhe historia do ta tregojë këtë me kohë”, ishte një nga komentet e saj.
Në një tjetër, ajo me shaka u kërkonte anëtarëve të Hamasit të “rrokullisnin telefonat e tyre dhe të filmonin horizontalisht”. Këto komente kanë mjaftuar që Mia Khalifa të ndërpresë kontratën me një nga kompanitë më fitimprurëse të përmbajtjes për të rritur.
Kujtojmë që Mia Khalifa është një tifoze e zjarrtë e Uest Hemit.