Mbërrin smartfoni i parë në botë me kamër 200-megapiksel

August 12, 2022
1 minut lexim

Pothuajse një vit pas prezantimit të sensorit 200-megapiksel nga Samsung, smartfoni i parë në botë me këtë sensor është lançuar.

Motorola X30 Pro debutoi ditën e Enjte në Kinë dhe përdor sensorin ISOCELL HP1 si kamër kryesore. Është flagshipi më i fundit i kompanisë.

Motorola X30 Pro ka sensorin 200-megapiksel me stabilizim optik dhe hapje f/1.95. Mund të kapë imazhe 12.5-megapiksel duke kombinuar 16 pikselë në një piksel të vetëm prej 2.56um. kamera e pasme mund të regjistrojë video 8K me 30fps dhe 4K me 60fps.

Gjithashtu ka edhe dy kamera të pasme, 50-megapiksel ultra-wide dhe 12-megapiksel telefoto me zmadhim optik prej 2x dhe PDAF. Përpara telefoni ka kamër selfie 60-megapiksel prodhuar nga Omnivision dhe regjistron video 4K me 30fps.

Smartfoni i rangut të lartë ka ekran 6.7-inç OLED FHD+ me frekuencë 144Hz. Është i pajisur me procesorin Snapdragon 8+ Gen 1, 8/12GB RAM, 128/256/512GB memorie, Wi-Fi 6E, Bluetooth 5.2, GPS, NFC, USB-C dhe skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Motorola X30 Pro fuqizohet nga një bateri prej 4,610 mAh me karikim 125-vat me kabëll dhe 50-vat me wireless. Çmimet fillojnë nga 548 dollarë deri në 668 dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vrau vjehrrin në sy të vajzës dhe fëmijës së mitur, policia bie në gjurmët e 29-vjeçarit

Story i radhës

I dyshuari për terrorizëm hedh veten në erë në Arabinë Saudite

Të fundit nga

Si të ndaloni të qenët person toksik?

Të jesh i/e vërtetë me veten për ndjenjat e tua, sado të vështira të jenë i bën mirë raportit me veten tuaj. Njerëzit toksikë i duan dramat. Të bësh thashetheme, t’u tregosh

Asambleisti i PDK-së aderon në partinë e Limajt

Asambleisti i deritashëm i PDK-së në Malishevë, Sadik Vrenezi i është bashkuar NISMA-s Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur, partia e Fatmir Limajt në Malishevë. Postimi i plotë: Asambleisti i PDK’së

Sermaxhaj te Kika

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn. Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.  Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të
ShkoLartë